Berisha: Rama emëroi Ballën si ministër pasi partnerët sollën transkriptet e përgjimeve të krimit

E mërkurë, 23 August 2023 19:28
Në një tryezë të organizuar për lidhjet e krimit me politikën, kryetari i opozitës, Sali Berisha, tha se krimi është vendimarrësi absolut në vend.


“Në vitin 2013, me ndërrimin e pushtetit, ditën e inaugurimit të qeverisë, i jam drejtuar Edi Ramës me këto fjalë: Lidhjet tua me krimin janë universale dhe universalisht të njohur. Shqiptarët të amnistuan se të votuan. Por fati i kësaj shoqërie do varet nga lidhjet që do mbash me krimin. Do i presësh ato apo do i vazhdosh ato. Nëse i vazhdon ato, duke qenë kryeministër, kjo do jetë katastrofë për shqiptarët.

Kur i thashë Edi Ramës se lidhjet e tua me krimin janë universale, i thashë atij një të vërtetë sepse ai, në të shumta raste, ishte i vetmi kryetar bashkie në botë, që në vend të mbrohej nga garda, merrte vrasës dhe trafikantë si mburojë.

Madje për të zyrtarizuar çdo gjë, bëra edhe një vendim të Këshillit të Ministrave, ku kryetarin e Bashkisë së Tiranës e vendosa në një trajtim më të mirë se ministrat, se në atë kohë ministrat nuk kishin mbrojtje nga garda.
 
 
Koha provoi se pas 10 vitesh, për shkak të përhapjes së tmerrshme, ortakërisë të ngushtë, shoqëria shqiptare ndodhet në prag të një vetëvrasje për shkak të krimit. Sot, vendimmarrësi absolut në distancë në këtë vend është krimi, krimi, krimi.

 

Krimi sot, i lartësuar në pushtet në nivel kryeministri, është i aftë të kalojë në parlament çdo ligj. Është i aftë të marrë në qeveri çdo vendim, është i aftë të përcaktojë çdo tender, është i aftë të përcaktojë çdo emërim, është i aftë të nxjerrë çdo leje dhe licencë, është i aftë të eliminojë çdo kundërshtar.

Sot, shqiptarët, si kurrë në historinë e tyre, që kur është themeluar shteti, fëmijët e tyre, qenia e tyre, ekonomia e tyre, është e tëra në duart e krimit.

Rezultatet e regjistrimeve të SKY ECC dhe EncroChat, kanë bërë autopsinë e këtij krimi.

Por ai ka qenë i njohur. Nëse marrim Pëllumb Gjokën, baronin e drogës dhe vrasjeve, mikun e Edi Ramës, e dinë që ka bërë vrasje për të marrë tokën në Velipojë, e dinë që ka shkelmuar vendimet e gjykatave për të marrë pronat, e dinë që për një motel- Edi Rama që drekonte dhe darkonte me të- ia shpallte si hotel me pesë yje për t’i dhënë bashkë me Oltin licencën e kazinozë.

Shqiptarët i kanë denoncuar këto, nuk kanë heshtur. Ai që quhet qytetar dixhital, që është qytetar real, i guximshëm, i ka denoncuar të gjitha.

Me gjithë këto denoncime, Pëllumb Gjoka jo vetëm nuk lëkundej, por merr shpërblimin, merr titullin e investitorit strategjik. Edi Rama ka lejtnantë të tjerë edhe më të fuqishëm.

Shoqëria shqiptare duhet të reagojë, ndryshe është në suicid. Opozita shqiptare duhet të reagojë, ndryshe është në suicid. Është në një rreth fatal, ku vota shndërrohet në krim dhe krimi në votë.

Nuk ka hanxhar më të mprehtë mbi kokën e një kombi se ky hanxhar. Ju e dini, nuk ka nevojë të jap shembuj, por Bajrët me Pëllumb Gjokën, vendosën Shkodrën në pushtim të plotë.

Liruan nga burgu Safetin, u bashkuan të gjithë, terrorizonin Shkodrën me në krye ministren e Ramës, Spiropalen. Spiropali ishte një zbatuese e porosive, kurse fijet e Bajrëve çonin te Taulant Balla dhe Edi Rama. Fijet e Pëllumb Gjokës ishin direkt te Edi Rama. Fijet e bandave të Laçit, Beratit, Elbasanit ishin direkt te Edi Rama.

Çfarë ndodhi me dorëzimin e një pjese të transkriptimeve të shërbimeve të inteligjencës franceze, belge, holandeze dhe britanike?

Një shtrëngim ekstrem i radhëve të krimit. Edi Rama emëroi në krye të ministrisë personin që është i interceptuar duke ndërsyer banditët kundër kundërshtarëve politikë, Taulant Ballën.

Emëron Taulant Ballën, që jo vetëm në telefonat e kriptuar, por edhe në telefonat të organeve ligjzbatuese të Shqipërisë, është i regjistruar në të gjitha variantet.

Është politikani më i regjistruar në të gjitha variantet, duke komanduar bandat, duke porositur vrasjet. Që i shkatërrohen përgjimet me vendim gjykate dhe prokurori.

Është i denoncuar në sallën e gjyqit si një njeri që është angazhuar në porosi vrasje,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...