''Qeveria në Draft-Dokumentin e Politikave Prioritare për periudhën 2024-2026 parashikon 113 milion euro për riciklimin dhe krijimin e zonave funksionale për trajtimin e mbeturinave’', shkruan Meta ndër të tjera, teksa shton se dhe sot Rama gënjeu paturpësisht për mos funksionimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit dhe iu shmang faktit se inceneratori i Tiranës nuk egziston.
Qeveria në Draft-Dokumentin e Politikave Prioritare për periudhën 2024-2026 parashikon 113 milion euro për riciklimin dhe krijimin e zonave funksionale për trajtimin e mbeturinave.
Për Elbasanin parashikohet një investim i ri prej 50.1 milion eurosh, ndërsa për Fierin 63 milion euro.
Sipas vetë ekspertëve për Fierin opinioni i tyre është: “Prioritizimi i riciklimit do të nënkuptojë drejtpërdrejt një ulje të konsiderueshme të nevojës për djegie”.
Qeveria përmbysi me qëllime të qarta korruptive hierarkinë e trajtimit të mbetjeve, që riciklimin e kishte të parën dhe incenerimin të fundit në funksion të planit të saj mafioz për vjedhjen e qindra milion eurove.
Rezultati është që asnjë incenerator nuk funksionon dhe inceneratori i Tiranës nuk ekziston fare, ndërsa miliona euro vazhdojnë e vidhen përditë nga taksat e shqiptarëve për mbeturina, që groposen në mënyrë primitive duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.
Edhe sot Edi Rama gënjeu paturpësisht për mosfunksionimin e incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit dhe iu shmang faktit se inceneratori i Tiranës nuk ekziston fare duke treguar qartë se koka, garantuesi dhe përfituesi kryesor i kësaj afere është vetem ai, i cili përmes kapjes antikushtetuese të drejtësisë garanton jo vetëm paprekshmërinë e tij por edhe vazhdimin e korrupsionit galopant dhe kriminalizimin e shtetit në çdo qelizë.