Formalizmi, “armik” i shkences e kerkimit.
Ceshtja e dr. Apostol Vasos tregoi se shume elemente duhen ndryshuar e permiresuar per te stimuluar realisht shkencen e kerkimin shkencor.
Eshte e domosdoshme dalja nga shabllonet e ngurta, formularet e “ftohte” te tipit sovjetik, qe fusin shkencen ne disa klishe bllokuese.
Shkenca, progresi shkencor kerkon vizione dinamike, rregulla stimuluese, hapesira, qe te nxisin krijimin ne forma nga me te ndryshmet.
Dhe vleresimi, kariera shkencore, per ata qe totalisht apo nje pjese te kohes ja dedikojne asaj, kerkon pershtatje pikerisht me ato tipare te progresit.
Jo se nuk duhen rregulla, kodifikime, vleresime institucionale, duhen, por gjithmone jo thjesht per “rregulla”.
Qe edhe me keq akoma disa here nuk krijojne hapesira per diversitetin e aktivitetit shkencor.
I domosdoshem ky diversitet vecanerisht ne kushtet tona.
Pikerisht “viktime” e ketyre mekanizmave, qofte te bazuar mbi vendime a ligje, qe nuk ka pse te jene te “perjetshem”, eshte edhe rasti i dr. Apostolit.
Anestezist, kerkues shkencor, promotor i terapise se dhimbjes ne vendin tone e drejtues i asaj shoqate profesionale, referues e botues me sukses te plote ne nivel nderkombetar.
Ne fund te fundit do te behet shkak dicka per te ripare, kolauduar, pershtatur me zhvillimin, nje praktike qe tashme “calon”, qofte dhe me permiresime ligjore.
Nderkaq desheroj t’i uroj Apostolit vazhdim te sukseshem te aktivitetit te tij qofte klinik si anestezist e ne terapine e dhimbje kronike, qofte dhe ne “jeten” e tij dedikuar kerkimit shkencor.