Berisha: Pasi vodhi 200 milionë euro, Rama po merr 100 milionë euro kredi për t’u kthyer te strategjia e vitit 2013

Hënë, 28 August 2023 13:52
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, tha sot se Edi Rama po rikthehet te strategjia e mëparshme e mbetjeve. Berisha tha se pasi ka vjedhur 200 milionë euro me djegësat, Rama po kthehet te strategjia e mëparshme.


“Asnjë njeri nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël se SKAP-i i partisë është jashtë çdo lloj mundësie që të kafshojë krerët e partisë të zhytur deri në vesh në aferën e djegësave.

Në këtë kontekst, do ishte e pafalshme për qytetarët, që përmbushjen e detyrave ta kërkojnë nga institucionet e kapura nga Edi Rama.
 
Dua të informoj se pasi kanë vjedhur mbi 200 milionë euro me djegësat, të cilët nuk ekzistojnë, Edi Rama po merr një kredi mbi 100 milionë euro, pikërisht për t’u rikthyer aty ku ishin në vitin 2013, te strategjia me landfille- veçim dhe riciklim.
 
 
Kur mediat publikuan këtë lajm, si një gënjeshtar ordiner, Edi Rama e quajti akt i një të marri, publikimin.

Por dokumentet faktojnë se kjo është një e vërtetë, dhe ne do njohim publikun që tregojnë se pasi kanë vjedhur 200 milionë me djegësat, detyrohen të kthehen te ajo strategji, të cilin qeveria e mëparshme e hartoi me 4 milionë euro mbështetje nga Komisioni Europian, dhe Edi Rama e dogji në mënyrë antiligjore me djegësat e tij që nuk ekzistojnë.

U bëj thirrje qytetarëve që të ngrihemi ndaj këtij njeriu që nuk njeh normë, ligj, moral dhe nuk ndalet para vjedhjeve të përsëritura të pasurive të tyre,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...