Mehmeti: Për nga bindjet politike, Edi Rama është po aq ‘serb’ sa edhe Vuçiçi!

E mërkurë, 30 August 2023 12:48
Nga Kim Mehmeti 
 
 

Kryeministri i Shqipërisë, jo njëherë deri më tani e ka kritikuar Sofjen zyrtare për qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Gjë që mund t’i habitë vetëm ata që ende nuk e kanë kuptuar se për nga pikëpamjet dhe bindjet politike, ai është ‘serb’ i përbetuar dhe andaj gjithë botën rreth vetes e sheh me ‘sytë’ e Beogradit zyrtarë.

Sikur të mos ishte i tillë, ai prej moti do e kuptonte se problemi i Maqedonisë shkon përtej mosmarrëveshjeve historike me Bullgarinë: se edhe të sotmen e saj ajo e ndërton mbi ‘mendësinë’ serbe, mbi parimin e  armiqve të natyrshëm të popullit maqedonas – shqiptarët e bullgarët dhe ‘vëllezërve’ e mbrojtësve të natyrshëm të këtij populli – serbët!

Pra sikur kryeministri i sotëm i Shqipërisë të mos ishte i verbëruar nga dashuria ndaj vëllezërve të tij serb, ai prej moti do e kuptonte se shqiptarët nuk kanë pse e rrënojnë miqësinë e përhershme me popullin bullgar duke e ‘ndihmuar’ popullin maqedonas, duke e përkrahur popullin i cili në shumicë, edhe sot e kësaj dite, boshtin e vet kurrizor etnik e forcon nëpërmjet parullave ‘Vdekje shqiptarëve’ dhe ‘Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptarë i mirë!’

Por sidoqoftë, duhet thënës se sulmet e Kryeministrit të Shqipërisë ndaj Sofjes zyrtare shpjegojnë diçka përtej verbërisë së tij politike, e që ka të bëjë me të vërtetën se për Tiranën zyrtare, shumëçka politikisht ka mbetur aty ku e kanë lënë emisarët e dikurshëm të Titos të dërguar në Tiranë: se në këto hapësira ka vetëm një qendër me ndikim rajonal – Beogradi.   


Po pra, qëndrimet e Kryeministrit të Shqipërisë ndaj Bullgarisë dhe mbrojtja e tij perverse e interesave maqedonase vetëm e shpërfaqin të vërtetën se dhe sot e kësaj dite Shqipërinë e drejtojnë ata që nuk janë çliruar nga të vërtetat serbe, se atë e kanë në duar edhe burrështetas të cilëve u ndodhë që edhe interesat e popullit të vet t’i shohin me syrin e mendësisë serbe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...