Meta: Beleri një i burgosur politik i Edi Ramës, opozita po rimëkëmbet

E mërkurë, 30 August 2023 22:29
I ftuar në edicionin e orës 19 në SYRI TV me mdoeratoren Armela Ferko ishte kryatri i Partisë së Lirisë Ilir Meta.


Meta është shprehur se skandalet po mbivendosen njëri mbi tjetrin dhe qeveria mbijeton sepse kemi të bëjmë me kapjen e plotë të shtetit të realizuar prej një kohe të gjatë

Skandalet po mbivendosen njëri mbi tjetrin. Qeveria mbijeton sepse kemi të bëjmë me kapjen e plotë të shtetit të realizuar prej një kohe të gjatë. Do të jetë një proces tepër sfidues dhe ai i rimëkëmbjes së opozitës por njëkohësisht është e pamundur që kjo qeveri t’i mbijetojë skandaleve.
 
Unë besoj që ka një mirëkuptim të qartë që ballafaqimi me këtë mazhorancë të korruptuar duhet të jetë ballor dhe lufta kundër korrupsionit duhet të jetë intensive dhe e koordinuar.
 
Beleri një i burgosur politik i Edi Ramës. Të gjithë i mbajnë mend kërcënimet publike të Edi Ramës ndaj Belerit. Ai u rrëmbye nga policia e shtetit vetëm 48 orë para se qytetarët e Himarës të shkonin në kutitë e votimit.

 

Kjo situatë pasqyron thjesht gjendjen dramatike ku ndodhet shteti i së drejtës në vendin tonë. Tregon për një mazhorancë të dhunshme që nuk e njeh ligjin.

Ne nuk mund t’i shmangemi sfidës të zgjedhjeve. Megjithëse jemi të bindur që vendi jonë është një vend ku standardet nuk ekzistojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...