​‘Zgjidhja është protesta për largimin e këtij regjimi që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike’

Premte, 01 September 2023 15:45
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se demokratët duhet të përgatiten për protesta.


“Rama i vodhi zgjedhjet dhe këto të tjerat i vjedh tre herë më shumë.  Çdo shqiptar duhet ta kuptojë se nuk kemi rrugë tjetër përveç përballjes me të.

Në pushtet me forcë nuk vijmë kurrë, por me Edi Ramën zgjedhje nuk kemi.
 
Zgjidhja është protesta. Protesta e përgjithshme derisa të rrëzojmë këtë qeveri.
 
Me qëllimin e vetëm për të kthyer të drejtën e votës për shqiptarët. Për të rikthyer zbatimin  e kodit zgjedhor.

 

Qytetarëve ua kemi borxh këtë bisedë. Çdo demokrati ia kemi borxh. Jo për të justifikuar dobësitë dhe të metat tona. Por për të qenë të vërtetë.

Ne themi se ky zgjedhje nuk bën, por ne zgjedhje të lira meritojmë. Të votojmë si vëllezërit tanë në Kosovë. Siç votojnë shqiptarët në Maqedoni. Nuk po kërkojmë si në Gjermani, Francë apo Zvicër. Si në Mal të Zi.

Jemi përpara një farse që kurrë një komb i qytetëruar nuk mund ta tolerojë më,” tha Berisha.

“Shtylla e dytë është analiza e partisë. Do të ishte e pafalshme për ne, që siç vërtetuam batërdinë elektorale, tani çdo demokrat, çdo mbështetës dhe simpatizant, ju në radhë të parë keni përgjegjësi shumë të madhe për të shqyrtuar me strukturat drejtuese të gjitha mangësitë që ne patëm dhe si t’i përmirësojmë ato, si t’i korrigjojmë ato.

Çfarë mund të bënim ne më mirë, çfarë mund të parandalonim.

Unë them edhe njëherë se ai zgjedhjet i vodhi, por ne nuk e zgjidhim problemin nëse nuk marrim në shqyrtim të gjithë problematikat dhe të angazhohemi për ndryshimin.

Në mënyrë që këto problematika të mos na dalin në zgjedhjet e ardhshme.

Demokratët janë të mërzitur dhe kanë të drejtë.

Por duhet t’u siguroj për një gjë, Edi Rama zgjedhjet nuk i fitoi, por i vodhi.

Prandaj fillon misioni më i vështirë i yni, i largimit të këtij regjimi që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike.

Me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka. Me Edi Ramën opozitë nuk ka, po nuk e përmbysëm.

Ndaj është një emergjencë e madhe kombëtare. Por kjo emergjencë kërkon një dialog në radhë të parë me strukturat tona. Me hajdutin duhet të përballemi.

Do të kërkoja që grupet e punës t’i zgjeroni, të shtoni rrethin dhe të tërheqim njerëzit më të shquar të komunitetit dhe më të përkushtuar,” theksoi kryetari demokrat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...