Berisha: PD është e hapur për Gaz Bardhin dhe çdo deputet tjetër, përveç Alibashës dhe Lul Pengut

Premte, 01 September 2023 15:59
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e fundjavës se PD është e hapur për çdo deputet, përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

 

“E vërteta është që grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gaz Bardhin, kryetarin e grupit dhe të tjerë, me qëllimin më të mirë, arritjen e një bashkimi.

Kjo pasi konstatohet se ky vullnet ekziston nga të gjitha palët, dhe unë e quaj këtë vendim të grupit, një vendim në vlerësimin tim, të drejtë, në përputhje me interesat e PD-së, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj.
 
... Me zotin Bardhi dhe çdo deputet tjetër, përveç Alibashës dhe Lul Pengut, kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutim. Dhe nuk ka kush pse të ma dijë për nder se është partia e demokratëve.
 
Ata të dy e kanë nxjerrë veten jashtë, janë shndërruar në pengje të Edi Ramës.
 

... Çdo propozim që vjen nga ata që vendosin të punojnë mbi baza realiste për pajtimin dhe bashkimin, konsiderohet me seriozitet. Çdo propozim vlerësohet dhe konsiderohet me seriozitet të madh.

... Se çfarë përfaqëson Basha, është bërë e qartë për çdo qytetar shqiptar. Ai përfaqëson mirëfilltas një peng të Edi Ramës, me qëllime të caktuara. Por pozitivja është se nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar se ai është pengu i Edi Ramës. Ai dhe një grup i vogël që e ndjekin, janë të zbrazur nga çdo lloj integriteti moral, politik, etj. Pengu përfaqëson mjeranin, njeriun më të mjerë.

... Ka qenë qëndrimi i Lulzim Pengut, i cili pas një serie aktesh ndaj demokratëve shqiptarë, kreu aktin e fundit të turpshëm, sepse pas humbjes së zgjedhjeve të opozitës në vitin 2021, vazhdoi procesin për të përfunduar këtu ku është. E keni marrë vesh koalicioni që bëhet në nivel lokal, Rama-Pengu-Doshi? Prandaj të mos bëjmë komente,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...