Basha braktiset nga të gjithë/ 'I merr postin Bardhit, nuk dorëhiqet edhe nëse humbet zgjedhjet'

Saturday, 02 September 2023 13:08
Lulzim Basha mblodhi sot të ashtuquajturin Kuvend Kombëtar të partisë, edhe pse është refuzuar masivisht edhe nga ajo pjesëz e vogël që e ndjek nga pas.

 

Shumica dërrmuese e deputetëve e kanë braktisur, ndërsa ka raportime se salla është mbushur me njerëz të paguar.

Por kulmi i ironisë janë ndryshimet që propozon Basha në të ashtuquajturin statut të tij.
 
Kështu, Basha thotë se do të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar të partisë, kur ajo të jetë në opozitë.
 
Në këtë statut përcaktohet se kryetari mund të zgjedhë dhe nënkryetarin. Në nenin 48, parashikohet dhe mundësia e delegimit të këtij posti, por gjithmonë me pëlqimin e kryetarit të Partisë Demokratike.

 

Akoma më qesharak është një tjetër ndryshim.

Mes këtyre pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humbet zgjedhjet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...