E pasi nuk e gjeti si përgjegjës për korrupsionin galopant, Basha bëri edhe propozime ligjore e kushtetuese, të cilat mund të bëhen vetëm me votat e Edi Ramës.
Por për të realizuar këtë bashkëpunim me Edi Ramën, për të vijuar dëmtimin e opozitës e lënien e saj në opozitë edhe më të gjatë, Lulzim Basha kërkon edhe konsolidimin e pozicionit të tij. Në mbledhjen e bashkëpunëtorëve të tij, Basha u ka propozuar që tashmë do të jetë në krye të çdo posti e funksioni të Partisë. Sipas Bashës, ai do të mbajë jo vetëm postin e kryetarit të partisë, por njëkohësisht do të jetë edhe kryetar i Grupit Parlamentar.
Gjithashtu nënkryetarët do të emërohen prej Bashës, e në mungesë të tij, do të jetë po Basha që do të delegojë kompetencat. Por jo vetëm kaq, Basha ka zhveshur edhe postet e tjera nga shumë kompetenca, të cilat do të mbahen nga ai, përfshi ato që deri dje i kishte Sekretari i Përgjithshëm.
Por jo vetëm marrja e këtyre funksioneve, Basha ka hequr nga statuti, dorëheqjen në rast të humbjes së zgjedhjeve të Përgjithshme. E me këtë favorizim që i bën vetes, Lulzim Basha qëndron në detyrë edhe në rast të humbjeje, siç ishin të njëpasnjëshme teksa mbante postin e kryetarit të Partisë Demokratike.
Por ndërsa pretendon të mbajë vetë çdo post, Lulzim Basha nuk ndalet as me përjashtimet. Në përbërjen e Këshillit Kombëtar parashikon përjashtimin e çdo figure të rëndësishme të së djathtës që kanë mbajtur postet si ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit dhe ish-kryetarët e PDSH-së, të cilët e kanë pasur vendin në Këshillin Kombëtar që me themelimin e kësaj force.
Madje një zgjidhje Basha e ka gjetur edhe për kundërshtimet e Gazment Bardhit. Teksa deri dje Bardhi gëzonte mbështetjen e Bashës si Sekretar i Përgjithshëm, sot që ai kundërshton taktikën e Bashës për pengmarrjen e partisë, ka marrë edhe përgjigjen prej tij.
Sipas Bashës, nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk i bindet atij, atëherë dikush tjetër e zëvendëson atë, e Basha është kujdesur që t’i lërë edhe një afat tremujor.