Më pas, znj. Osmani zhvilloi takimin kokë më kokë që u pasua nga mbledhja e delegacioneve të të dy palëve.
Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara për ditën e martë, presidentja Osmani dhe homologu Begaj do të kujtojnë Nënë Terezën me një ekspozitë.
Në vazhdim, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të shkojë në Berat dhe Durrës për takime me kryetarët e dy bashkive.