Sipas Berishës, Veliaj vendosi që sasinë tavan nën të cilën taksapaguesit do të paguanin çdo qindarkë ndërmarrjes së Erion Velisë, ta rrisë nga 700 ton në 800 ton.
Berisha: Pasi ka dhënë 5 herë me shkrim garanci për leverdishmërinë e studimit të fizibilitetit të refuzuar në mënyrë të vendosur nga Ministria e Financave, pasi është bërë promotor kryesor në komisionin e koncesioneve për ti dhënë 8 pikë kompanisë së tij e cila do të themelohej vetëm 1 ditë pasi të shpallej fitues, pasi ka firmosur se do të kontrollojë çdo ditë dhe do raportojë çdo muaj ecurinë e punimeve në 5 objektet e djegësit të Tiranës dhe nuk e ka bërë asnjherë deri sot, Erion Veliaj ka kryer një akt tjetër antiligjor për të vjedhur edhe 19.6 milionë euro të tjera.
I amnistuari i SKAP-it të partisë, Erion Veliaj, në kundërshtim me çdo ligj ka vendosur të ndërhyjë në kontratë gjë e cila është tagër vetëm e autoritetit kontraktues, dhe e askujt tjetër, e qeverisë pra dhe jo e bashkisë.
Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, ky hajdut delinkuent vendos që sasinë tavan nën të cilën taksapaguesit do të paguanin çdo qindarkë ndërmarrjes së Erion Velisë, ta rrisë nga 700 ton në 800 ton.
Për ta pasur të qartë ata që na ndjekin, në rast se në një vit të dhënë mbetjet e Tiranës që depozitoheshin gjatë një viti ishin 550 mijë ton apo 600 mijë ton, atëherë qeveria duhet të financonte koncensionarin edhe për 100 tonët që mungonin në ditë. Kjo nuk i mjaftonte Erion Velisë, mbledh Këshillim Bashkiak dhe vendos në mënyrë antiligjore që ky tavan të mos jetë 700 por të jetë 800 ton.