Gjekmarkaj: Basha po luan komedi dhe po e copëton edhe më shumë PD, lëvizja e Bardhit jep shpresë

Hënë, 04 September 2023 19:23
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë në ABC News, komentoi përplasjet e fundit brenda PD. Ai tha se Basha po luan një komedi qesharake, që po e copëton edhe më shumë partinë. Ai shtoi se egoizmi i Bashës, bie ndesh me pritshmëritë e demokratëve.

 

“Basha nuk mund të hiqet si përfaqësues i PD, do doja që të bënte aktin që ta linte komedinë që ka nisur. Lufta brenda llojit është lufta më e pështyrë. Nëse këto nuk tejkalohen, PD nuk shkon drejt bashkimit, drejt një lideri të ri, unë e shoh shumë të vështirë betejën pas dy vitesh me qeverinë. Ky egoizëm i Bashës nuk e kuptoj. Pasi ka qenë 10 vite drejtues i opozitës dhe të aplikosh për t’u bërë kryetar i grupit është qesharake dhe ky egoizëm  bie ndesh me pritshmëritë e qytetarëve, që duan përballje me qeverinë, kur në fakt ai mendon vetëm për veten. Mbi të gjitha e ka të pamundur të bëhet kreu i Grupit Parlamentar, pasi ka vetëm 7 deputetë, nga grupi që ka 39 deputetë. Basha drejton një shoqatë. Nuk shoh dritë në fund të tunelit.”

Lidhur me mbledhjen e thirrur ditën e martë nga Bardhi për të gjithë deputetët opozitarë, ai tha se e shikon me një simpati por sikurse disa të tjera nuk do të marrë pjesë, duke konfirmuar kështu një pol të 4 brenda PD.
 
“Nesër është një mbledhje e të gjithë opozitës, nuk është thjesht një mbledhje e grupit parlamentar të PD, por janë ftuar edhe aleatë për të diskutuar për aksionin opozitar. Mbledhja ka në fokus të ardhmen se sa të shkuarën. Nuk mendoj se do të diskutohet për përplasjet në PD, por mbi aksionin opozitar.Shoh që forcat opozitare duhet të rakordojnë qëndrimet dhe veprimet. Hapësira për të ndërtuar opozitën ka pafund, çështja është tek vullneti.
Bashkimi nuk është ai që të sjell fitoren, por është minimumi që të ndërtohet një ringritje, një garë të re, dhe mbi të gjitha një lidership të ri të opozitës. Unë do doja një lidership përtej Berishës dhe Bashës. Mund t’i doja si asete të PD, duke luajtur rolin e vet, por secili prej tyre e ka humbur të drejtën morale për t’i udhëhequr demokratët në përballje me Edi Ramën dhe qeverinë.”
 
 

Sipas Gjekmarkajt, ngërçi i PD fillon të zgjidhet me një federatë opozitare përbashkuese, teksa duhet zgjedhur një lider i ri, përtej Bashës dhe Berishës. Ai e quajti Kuvendin e dt 2 shtator të thirrur nga Basha, si një festë syneti, duke theksuar se ai nuk ka ditur kurrë të pranojë dështimet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...