Berisha theksoi se sot më shumë se kurrë më parë, Shqipëria karakterizohet nga fenomene dukuri ndër më të zezat në historinë e saj.
Pse libër i zi, Shqipëria sot karakterizohet nga fenomene dukuri ndër më të zezat në historinë e saj. E para dhe më e zeza është braktisja masive e këtij vendi. Mjafton të kujtoj këtu se këtë verë vendi pati dyndjen ndofta më të madhe turistike nga jashtë por 60% e shqiptarëve sipas statistikave më të besueshme nuk ishin në gjendje të pushonin 7 ditë kësaj vere.
E lidh këtë sepse një e zezë tjetër më e madhe që i detyron shqiptarët të largohen është skamja varfëria e frikshme, Shqipëria një vend në të cilin polarizimi rritet me shpejtësi më të madhe se në asnjë vend tjetër dhe 2 herë më të madhe se në vende të tjera.
Shqipëria të themi të vërtetën nqs lexon arkivin e krimit të këtij vendi, për fatin më të keq për tragjedinë më të madhe noton mbi krimin. Siguria e qytetarëve shqiptarë, e pronave e veprimtarisë e jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, sot më shumë se kurrë varet dhe kontrollohet nga krimi.