Berisha theksoi se ky libër është një kushtrim për të gjithë shqiptarët.
E vërteta është se administrata u shndërrua në polici politike dhe dihen më se cili është dallimi mes policisë partiake, policisë së fshehtë dhe administratës. Që të gjithë terror mbi zgjedhësit. Pra këto janë të gjitha me dokumente zyrtare, janë kryer në një sfidë absolute ndaj votës dhe qytetarëve shqiptar.
Atëherë çfarë është ky libër? Ky libër është një kushtrim për të gjithë shqiptarët. Me gjithë këtë batërdi, 600 mijë shqiptarë pranuan të votojnë të lirë, pranuan të votojnë kundër Edi Ramës. 510 mijë për koalicionin, të tjerë për logon, pra 600 mijë.
Cili mund të thotë se 50 mijë lekë për 680 pensionistë, rritja e rrogave për 184 mijë rrogëtarë, shtimi me 20 mijë i ndihmës ekonomike, shpërndarja e dhjetëra milionë për tërmetin. Miliona të tjerë investime në asfalte elektorale, rrugë elektorale etj., nuk kanë blerë zyrtarisht, legalisht, 100 apo 200 mijë vota. Ndaj dhe ata të cilët u bien sirenave se Edi Rama vjedh, por i fiton ata nuk bëjnë gjë tjetër veç se bëjnë argatin e hajdutit. Firmosin një akt makabër që lejnë një komb pa të drejtë vote, reale. Votuar kemi në diktaturë gjithë kohën ne edhe me darje e daulle, votohej.