Dosja McGonigal, Marc Crawford: Edi Rama mund të hetohet në SHBA për korruptimin e agjentit të FBI

E mërkurë, 06 September 2023 21:04
Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford, aktualisht president nderi i këtij institucioni, duke folur në Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’, me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, është shprehur se Edi Rama mund të hetohet në SHBA për korruptimin e Charles McGonigal.

 

Gjatë bisedës në SYRI TV, Crawford u shpreh se, ekziston një precedent ku drejtësia amerikane ka hetuar dhe gjykuar një qytetar që nuk është amerikan, por ka korruptuar një qytetar amerikan.

Gjykata amerikane ka të drejtë të hetojë edhe një qytetar që nuk është amerikan, por që bërë një shkelje kundër SHBA-së, dhe që vjen nga jashtë. Nuk e di nëse do të bëhet kështu, ende nuk ka ndodhur kjo.
 
Në Amerikë ka një akt, që quhet  ‘korrupsioni për aktivitet të jashtëm’. Nëse një amerikan shkon në Zelandë të re, kërkon një koncesion dhe paguan një ryshfet atje, ai/ajo mund të hetohet në SHBA për këtë. Aq më shumë kur paguhet për të korruptuar një agjent të FBI-së. Ne e kemi një precedent që aplikohet për biznesin në përgjithësi, biznesin privat, që mund të hetohet në SHBA.
 
Meqenëse McGonigal është shprehur deri më tani i pafajshëm dhe personat e tjerë në dosje nuk janë nën para gjykatës, unë nuk mund të them që do të ndodhë, por logjikisht sipas precedentit mund të jenë në rrezik.

 

Dosja e Uashingtonit është shumë domethënëse sepse ka lidhje me naftën, politikën, sepse është hetuar edhe një amerikan që ishte si këshilltar këtu në Shqipëri. Kështu që ka shumë gjëra që janë domethënëse’, u shpreh Marc Crawford në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...