"A e dini se nga ky vendim, qytetarët e Kamzës kanë humbur të paktën deri tani mbi 30 mijë m2 ndërtim ose 300 hyrje që do të përdoreshin për strehim social?!"
Bashkia e Kamzës e drejtuar nga Rakip Suli ka vendosur të mos ua marrë ndërtuesve, 3% të sipërfaqes së godinës që ata i detyrohen me ligj qytetarëve të kësaj bashkie si fond banesash. Vendimi është marrë në fshehtësi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të 20 dhjetori 2019 dhe nuk dihet në është ideuar nga biznesmeni kryetar Rakip Suli apo nga ata që janë më lart se ai.
A e dini se nga ky vendim, qytetarët e Kamzës kanë humbur të paktën deri tani mbi 30 mijë m2 ndërtim ose 300 hyrje që do të përdoreshin për strehim social?!
Çfarë ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit?
Situata: Me vendimin nr. 54, datë 20.12.2019 të Këshillit Bashkiak Kamëz, është miratuar procedura për kontributin dhe krijimin e fondit publik të banesave sociale që kalojnë në pronësi të bashkisë Kamëz nga ndërtimet e reja.
Ndryshe nga detyrimi i ligjit nr. 22/2018 “Për strehim social” që vë theksin në kalimin në pronësi të bashkisë të të paktën 3% të sipërfaqes ndërtimore për banim, në godinën për të cilën është dhënë leja ose në pamundësi në një godinë tjetër, në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.54 /2019 - ndërtuesve u është atribuuar e drejta e zgjedhjes që në rast të mosdorëzimit të sipërfaqes së ndërtimit, të konvertojnë sipërfaqen takuese në vlerë leku sipas çmimeve të referencave. Kriteri: ligji nr.22/2018 “Për strehim social”.
Nga të dhënat e administruara rezulton një sipërfaqe prej 5663,24 m2 për 20 leje ndërtimi që duhej t’i dorëzohej si fond banesash, bashkisë Kamëz vetëm në vitin 2021”, e përfundon shënimin e tij, z. Faik Basha./ar.sh/SYRI.NET
Rezultati i zgjedhjeve vendore në 14 maj 2023 nëKëshillin Bashkiak të Kamzës: