Bardhi: Është më e ndershme të bashkëpunoj me Berishën se të vijoj problemin e brendshëm në PD, qytetarët më paguajnë të bëj opozitë

Premte, 08 September 2023 11:23
Gazment Bardhi komentoi në “Now me Erla Mëhillin” situatën politike brenda opozitës dhe bashkëpunimin me Berishën, pas akuzave të ndërsjellta, të cilat Bardhi i quajti inate që nuk duhet të cënojnë bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve.

 

Bardhi argumentoi se nuk mund të vendosë inatet personale mbi interesat e opozitës. Sipas tij çfarë është absurde është sherri brenda PD-së dhe nuk mund të vijojë më tepër në kurriz të qytetarëve.

Sipas tij është më e ndershme të bashkëpunojë me Berishën se të vijojë problemin e brendshëm në PD dhe të mos kryejë funksionin e tij për të cilin paguhet nga taksat e qytetarëve.
 
“Ajo që unë kam bërë sot është nevoja urgjente që ka Shqipëria për një opozitë funksionale dhe të unifikuar. Nuk i zgjedh unë faktorët opozitar në vend, unë kam për detyrë të jap modelin tim, aktet e mia, sjelljen time. E rëndësishme në këtë moment është do rrimë peng i sherrit brenda Partisë Demokratike apo të bëjmë opozitë me Edi Ramën. Qytetarët nga taksat e tyre mua si deputet i Kuvendit të Shqipërisë më paguajnë të bëj opozitë apo të sherrosem me Sali Berishën. Mos i nxirrni fjalët nga konteksti dhe nga momenti ku janë thënë. Unë nuk kam hyrë në politikë për të nxjerrë inatet e mia. E kam thënë me dhjetëra herë secili nga ne do të duhet të kapërcejë veten për opozitën funksionale.
 
Ti po më thua mua, meqenëse jeni sharë me Sali Berishën vazhdojeni sherrin dhe nja dy vite të tjera. Secili me moralin e tij personal iu prezantohet qytetarëve. Unë nuk jam Sali Berisha dhe Sali Berisha nuk është Gazment Bardhi. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për aktet dhe veprimet e mia. Fakti që unë i kam bërë akuza po themi Ermonela Feljat, çfarë do të thotë që nuk do të shkoj në një konferencë kryetarësh meqë përballë kam atë?! S’mund të mbajmë inat me njëri tjetrin dhe të vuajnë pasojat qytetarët,” – u shpreh Bardhi.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...