Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur mbrëmjen e sotme akuza të forta ndaj SPAK-ut.
Berisha ngriti pretendimet në emisionin e Çim Pekës se SPAK po falsifikon dokumente për të krijuar çështje false.
“A po merret SPAK me opozitën? Ditë e natë, të merret sa më shumë. Heqin fashikuj, fshehin fashikuj. Bëjnë gati, pastaj u kujtohej fashikujt që kanë fshehur. Që SPAK të hetojë ...”, u shpreh ai.
Kryedemokrati deklaroi se SPAK po falsifikon dokumente kundër tij, duke zbatuar urdhra politikë.
“Të paktën Engjëll Agaçi dhe Edi Rama kanë dërguar aty me qindra vendime dhe për ato unë i ftoj të marrin çdo vendim timin. Nuk kam asnjë problem. Të hetojnë gjëja më normale. Të falsifikojnë gjëja më e turpshme, më kriminale. Që të hetojmë edhe njëherë, është gjëja më normale. Por të zbatojnë urdhra politikë, t’i mbahen orientimeve politike është gjëja më kriminale”, tha Berisha