Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama, minsitrin e Brendshëm Taulant Balla dhe anëtar të tjerë të qeverisë se kanë lidhje të drejtpërdrejta, me personazhet e krimit, të dosjes Metamorfoza. Në konferencën me gazetarët, Berisha denoncoi faktin se nga telefonatat e përgjuara, përmes aplikacioneve , një numër i madh i tyre bëheshin nga kryeministria.
Berisha deklaroi se banda e Bajrave dhe biznesmeni ia rrestuar Pëllumb Gjoka u përdorën nga qeveria Rama, si dhe zhvillonin takime me ministren Spiropali duke tjetërsuar vullnetin e qytetarëve të Shkodrës në 14 maj.
Për ndryshimet në qeveri të bëra nga Edi Rama, Lideri I opozitës u shpreh se edhe ministrat e rinj përfaqësojnë botën e krimit.
Sali Berisha theksoi se takimi I zhvilluar disa ditë më parë I deptuetëve të opozitës, ka tronditur qeverinë, pasi në Parlament këtë session të ri parlamentar Rama nuk do të ketë përballë një opozitë të kapur.
Berisha bëri me dije se Partia Demokratike do të bashkërendojë aksionin edhe me Partinë e Lirisë.