Rama e regjistron me zor në zgjedhje/ Luli: S’kam kandidatë

Saturday, 09 September 2023 13:55
Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha në një dalje për mediat bëri me dije se dhe pse KQZ e regjistroi në zgjedhjet në Kukës nuk do të ketë kandidat.  Ai u justifikua me faktin se ka respektuar vullnetin e degëve të Kukësit:

 

“Ne respektuam vullnetin e degëve të Kukësit për të mos nxjerrë kandidat por kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje. Të gjithë duhet të jemi në terren për të ringritur partinë dhe të jemi gati për përballje elektorale.”

Pak ditë më parë KQZ regjistroi Bashën si subjekt zgjedhor ndërsa rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike të Bashës për përfaqësim. 
 
Basha në zgjedhjet lokale nuk siguroi dot 61 kandidatë për kryetar bashkie dhe u zgjodh nga 100 petritët e tij si kryetar por tashmë shprehet se do t'ju shërbejë interesave të njerëzve.
 
Deri dje thoshte se nuk kanë rëndësi numrat por tashmë thotë se do t'i shtrijnë dorën çdo shtresë për të normalizuar politikën.
 

Por për cilën politikë e ka fjalën, për atë që përçau vetë?

Mesa duket Basha nuk është i sigurtë në atë që përfaqëson: “Sot reformojmë forumet e partisë, - tha ai. - Gjithkush duhet ta shohë si test për reformism të PD-së. Duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar përçarjen  PD-së. Ne do të jemi të hapur, ftues, përfshirës pë rata që e pasurojnë aksionin tonë opozitar dhe që e zgjerojnë përfaqësimin politik. Ndërtimi i ekipeve drejtuese është process i hapur dhe i vazhdueshëm që ngjizet përmes frymës së skuadrës që mbizotëron mes nesh. Ne do t’ju shtrimë dorën intelektualëve, të rinjve, çdo shtresë për të normalizuar politikën. Ky është përkushtimi ynë para shqiptarëve. Një PD që do t’ju shërbejë interesave të njerëzve. Që familjet shqiptare të kenë një jetë të dinjitetshme dhe të rinjtë të mos kenë frikë të ndërtojnë jetën këtu. Na takon të japim prova se ua kemi lënë të tjerëve opsesionin për karrige. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe është detyra jonë t’ju tregojmë qytetarëve se në fund të këtij organizimi do të jemi pranë tyre,” citon CNA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...