Spahia: Për Elisën e bandave!

Hënë, 11 September 2023 22:15
Nga Bardh Spahia
 

Sali Berisha deklaroi sot se Elisa Spiropali nuk u bë dot Ministre e Jashtme, siç ëndërronte, sepse për të ka video të takimit me bandën e Bajrave në Shkodër. 

Para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, në rolin e drejtueses politike për PS në Shkodër, Elisa Spiropali është takuar me persona që sot gjenden në burg për vrasje dhe porosi vrasjesh. Ajo ishte e dërguara fuqiplotë e Edi Ramës, koordinatorja mes qeverisë dhe bandave, duke ngritur një konglomerat të paprecedent me një ndërthurje të krimit të organizuar, strukturave qeveritare  dhe figurave "politike" të inkriminuara, ajo ishte garante për çdo kërkesë të tyre ndaj qeverisë, në shkëmbim të blerjes së votave dhe kërcënimit të zgjedhësve. 

Mund të thuhet fare mirë se mbas Edi Ramës, Elisa Spiropali ndodhet në krye të listës së masakrës elektorale për zgjedhjen e Benet Becit në Bashkinë e Shkodrës. Edi Rama e njeh shumë mirë rolin e saj, bandat dhe personazhet me të cilat ajo takohej dhe koordinonte blerjen e zgjedhjeve, sepse i kishte miq e për ta kishte firmosur më herët edhe rolin e investitorit strategjik në Velipojë. 
 
Ka ardhur koha që Elisa Spiropali të pyetet nga drejtësia! 
 

Që përpara se SPAK-u të bënte publike bisedat kriminale të bandave ortake me qeverinë, në Shkodër diheshin kontaktet dhe takimet e saj me Bajrat dhe Pëllumb Gjokën. Diheshin komunikimet direkte me ta, për t’i përdorur për blerjen e votave. Prandaj sot, nuk është koha që Elisa Spiropali të flasë me gjuhën e bandave! 

Koordinatorja e bandave duhet të thotë qartë: i ka takuar dhe përfshirë ajo Bajrat gjatë fushatës apo jo? E ka takuar Pëllumb Gjokën gjatë fushatës apo jo? Pasi të sqarojë këtë moment, le të bëjë edhe politikë…për aq ditë sa i kanë ngelur në politikë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...