Sipas vendimit nr.457 të botuar në Fletoren Zyrtare më 27 Korrik 2023, çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat për 32 zonat kadastrale u rritën nga 5 deri në 76% krahasuar me vendimin e 2018-s.
Për shkak të rritjes së çmimeve të referencës do të paguhet më shumë në vlerë edhe taksa 3% e kontributit të strehimit social. Në këtë situatë çdo ndërtues që kërkon të aplikojë për marrjen e një leje ndërtimi përpara aplikimit llogarit kostot e ndërtimit, dhe rritja e barrës tatimore i shton kostot. Kjo jo vetëm do të frenojë në aplikimet për lejet e ndërtimit, por edhe pritet të rriten çmimet e shitjes së apartamenteve”, pohon Luigji Aleksi anëtar i shoqatës së Ndërtuesve.
Për këto arsye pohoi ai edhe në letrën dërguar kryeministrit Edi Rama Shoqata e Ndërtuesve propozoi që hyrja në fuqi e vendimit me çmimet e rritura fiskale të jetë graduale ose aplikimi kundrejt zhvilluesve të lidhet vetëm me projekte që nisen dhe përfundojnë pas hyrjes në fuqi te vendimit. https://www.monitor.al/shoqata-e-ndertuesve-leter-rames-cmimet-fiskale-do-rrisin-tatimin-mbi-te-ardhurat-te-shitblerja-e-shtepive-dhe-taksa-e-infrastruktures/
Rritja e çmimeve të apartamenteve krahasuar me vjet ka nisur në zona të kryeqytetit. Në zonën pranë qendrës “Nobis” apartamentet në ndërtimet e reja po shiten çmim 3,500 euro për metër katror nga 3,000 euro për metër katror që ka qenë çmimi i mëparshëm në këtë zonë.
Rritje të çmimeve të apartamenteve krahasuar me vjet ka pasur edhe në zonën e Komunës së Parisit. Çmimet e ndërtimeve të reja variojnë nga 2,200 deri 2,300 euro për metër katror nga 1,900 euro për metër katror që ishin më parë.
Ndërsa në zonat periferike, siç është ajo e Kasharit çmimet maksimale kanë arritur deri në 950 euro për metër katror sipas ndërtuesve nga 750 deri në 850 që varionin vjet