Sipas Berishës, ‘Unaza e Madhe e Tiranës në vitin 2012-2013 ne e ndërtuam 7.5 kilometra. Mbetën në vitin 2013 edhe 17.5 kilometra. Edhe sot, pas 10 vitesh, ajo nuk ka përfunduar’.
Mos harroni kur dëgjoni lajmet për Unazën e Tiranës. Unaza e Tiranës është gjithsej 25 km. Është një projekt i trashëguar nga qeveria komuniste e Adil Çarçanit.
Unaza e Madhe e Tiranës në vitin 2012-2013 ne e ndërtuam 7.5 kilometra. Mbetën në vitin 2013 edhe 17.5 kilometra. Edhe sot, pas 10 vitesh, ajo nuk ka përfunduar.
Edhe sot, pas 10 vitesh, në qoftë se 7.5 kilometrat e para me gjithë veprat që kishte çdo gjë, shkuan në 3 milionë euro kilometri, sot ndërtojnë me 24 mln euro kilometri. Dhe e copëtojnë në lote që të vjedhin në çdo lot sa më shumë.
Është jashtë çdo lloj imagjinate. Sot, 2.2 miliardë euro të shpenzuara në rrugë u janë dhënë 5 kompanive. Të gjitha klientelë e Edi Ramës, me të cilin ndan më mirë paratë.
Kjo situatë merr fund. Ne rikthehemi në standardet më të mira, më transparente të prokurimeve, rikthehemi te një luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.