Afera Rama-McGonigal/ Washington Examiner: Kongresi më në fund po kërkon llogari për mega-skandalin

E mërkurë, 20 September 2023 13:55
Mediat amerikane vazhdojnë t’i bëjnë jehonë faktit se Kongresi amerikan po kërkon llogari për aferën Rama-McGonigal. Gazeta amerikane, ‘Washington Examiner’ që e ka ndjekur vazhdimisht këtë çështje, thotë se ky është një mega-skandal që duhet të marrë përgjigje

 

Nga John Schindler, Washington Examiner

 
Muajin e kaluar, kjo rubrikë i nxiti republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të përdorin fuqinë e tyre investiguese për të kërkuar përgjigje nga administrata e Biden dhe Byroja Federale e hetimit në lidhje me korrupsionin e dukshëm të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Kjo çështje e errët duket si një nga skandalet më të mëdha në historinë e byrosë. Siç kam shkruar më herët:
 
“E vetmja shpresë që e vërteta të dalë në shesh është që Kongresi të interesohet për marrëveshjet e pista ballkanike të McGonigal. Edhe pse disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë ngritur pikëpyetje për këtë aferë, ka kaq shumë hetime aktuale nga Kongresi për skandalet e lidhura me Biden, sa çështja e McGonigal humbet në labirintin e hetimeve për korrupsion. Kjo është për të ardhur keq, sepse panorama e plotë e mashtrimeve shqiptare të McGonigal është një histori shokuese, që do trondiste Uashingtonin shumë përtej FBI-së”.
 
Më në fund, ka përparim.
 

Dje, kongresmeni republikan Jim Jordan, kryetar i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërgoi një letër të theksuar drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke kërkuar përgjigje në lidhje me çështjen e turpshme McGonigal- përgjigje të cilat FBI dhe Departamenti i Drejtësisë kanë refuzuar t’ia japin Kongresit. Jordan i kujton Wray se i ka dërguar një letër më parë në 2 shkurt të këtij viti, duke i kërkuar dokumente dhe informacione në lidhje me akuzat federale për korrupsion dhe pastrim parash ndaj McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork.

Megjithëse media është përqendruar në aspektin rus të këtij skandali, i cili merr më shumë klikime, është pikërisht aspekti i shëmtuar shqiptar, me raportime për zhvatje dhe intimidime që përfshijnë një aleat të NATO-s, që përfaqësojnë shqetësimin më të madh kriminal (siç e kam raportuar disa herë në muajt e fundit). Kjo është ndoshta arsyeja se përse komisioni i Jordan po kërkon përgjigje përpara se Departamenti i Drejtësisë të arrijë një marrëveshje tjetër për pranimin e fajësisë për të zhdukur skandalin ballkanik të McGonigal.

Jordan ishte shumë i qartë dje, duke e paralajmëruar Wray: “Ju lutem jepni informacionin e kërkuar dhe organizoni që ky informim të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 3 tetori 2023”. Ai shton: “Nëse refuzoni të dorëzoni vullnetarisht dokumentet dhe informacionin e kërkuar, komisioni mund të shqyrtojë përdorimin e procesit të detyrueshëm”.

Dorëzoni materialet ose do përballeni me fletëthirrje, e thënë me fjalë të tjera. Nëse Wray nuk i jep përgjigje Kongresit gjatë javëve të ardhshme, prisni që kjo çështje të bëhet lajm i rregullt në faqet e para. Publiku ka të drejtë të dijë se si dhe pse një zyrtar i lartë i inteligjencës dhe zbatimit të ligjit në SHBA u bë partneri i dukshëm në krim i një qeverie të huaj, që supozohet se ndërhyri në politikën e brendshme të Shqipërisë për shumë para.

Zbardhja e çështjes McGonigal do të zbulojë aspekte të pakëndshme të punës së brendshme të FBI-së. Mbi të gjitha, a veproi i vetëm ‘Njeriu’ i korruptuar i qeverisë, apo sipas thashethemeve në qarqet e spiunazhit, kishte ndihmës? FBI duhet të shpjegojë këtë rrëmujë të ndyrë, në një mënyrë ose në tjetrën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...