Banorët e Laprakës që preken nga projekti i Unazës së Madhe janë ngritur sërish në protestë pas nisjes së punimeve për shembjen e shtëpive të tyre nga IKMT.
Ata kanë thënë se kanë kërkuar kohë nga IKMT derisa Gjykata të shprehet me vendim për pronat e tyre dhe ata të marrin të drejtën e tyre e të mos mbesin në rrugë të madhe.
“Na ka ardhur vendimi që duhet të lirojmë menjëherë sheshine ndërtimit që do të thotë që ai person që ka banesën në gjurmën e unazës duhet të lirojë banesa dhe të vazhdojë projekti, deri këtu nuk kemi asnjë problem. Ne kemi një kundërshtim që banorët që kemi ne këtu jemi në një proces gjyqësor dhe kërkojmë kohë deri sa të shprehet gjykata për këto banesa. IKMT na është përgjigjur se nuk e kemi ne ligjërisht këtë të drejte dhe na thanë që kemi dy rrugë ose të shpronësohemi ose të trajtohemi me banesë sociale.
Në letrën që na ka dhënë bashkia thotë se nëse pala e dytë dhe pala e parë nuk plotësojnë kushtet e vendosur nuk mbajnë përgjegjësi. Në letër pala e dytë që jemi ne shkruhet se do të ja falim pronën bashkisë dhe në të ardhmen nuk kemi asnjë të drejtë të kërkojmë drejtësi por prona vidhet dhe sot nga prona ime dje sot bëhet e bashkisë. Ne kërkuam vetëm kohë nga IKMT por ajo nuk na u dha.”, janë shprehur banorët.