“Tani skandali McGonigal ka hyrë në një fazë më të rëndë dhe më serioze se ç’ka qenë më parë.
Qeveria e SHBA dhe Departamenti i Drejtësisë kërkojnë që informacioni të mos bëhet publik. Ka pasur shumë akuza në të cilat janë të përfshirë politikanët shqiptarë, kryeministri Rama, anëtarë të PS dhe të cilët e kanë përdorur McGonigal për të frikësuar politikanët e tjerë apo biznesmenët shqiptarë.
Disa prej bisedave të McGonigal në Shqipëri tregojnë se ai ka takuar politikanë të rëndësishëm dhe duket se këto i ka kryer në kuadër të veprimtarisë brenda FBI-së. Nëse dikush në FBI e di se çfarë ka bërë në Shqipëri, duhet të japë llogari,”tha Schindler.
“Mendoj se nëse FBI nuk kthen përgjigje letrës së kongresmenit deri më 3 tetor, Kongresi do të lëshojë një ultimatum duke kërkuar që FBI të japë informacion të plotë. Patjetër që do bëhet një ngjarje skandaloze në SHBA. Skandali McGonigal i administratës Biden është diskutuar gjerësisht për të parë se deri ku është e përfshirë FBI në korrupsion serioz. Patjetër kjo histori do bëhet me përmasa të mëdha. Kjo gjë është në qendër të medias amerikane pasi është i përfshirë edhe një oligark rus që ka pasur lidhje të ngushta me qeverinë e Moskës.
Mendoj se gjërat do ndryshojnë edhe në lidhje me Shqipërinë, duke qenë se kongresmeni Jordan i është referuar konkretisht pjesës shqiptare,” theksoi gazetari amerikan.
“Nëse del se McGonigal po merrte ryshfet për të hequr shqiptarët apo rusë nga lista e zezë, kjo krijon shumë pikëpyetje: si është e mundur një zyrtar i lartë i FBI-së kishte mundësinë të ndërhynte në një listë të tillë dhe t’i hiqte nga lista e sanksioneve?
Patjetër nuk ishte brenda kompetencave të tij, atëherë me kë ka bashkëpunuar brenda qeverisë amerikane për t’i hequr njerëzit nga kjo listë e zezë apo po gënjente për të mbledhur fonde për vete?
FBI nuk do që kjo të shpërfaqet sepse do i prishet vërtetë reputacioni. Deri tani e dimë se McGonigal mund të ketë pasur bashkëpunëtorë brenda Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së për të hequr persona nga lista e zezë, por nuk e dimë se kë.
Së shpejti do të dalë edhe një datë e gjyqit për çështjen shqiptare të skandalit. Letra e Jordan për drejtorin e FBI nuk është një koincidencë sepse kongresmeni kërkon që të bëhet një monitorim i marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Pra McGonigal dhe FBI duhet t’i tregojnë konkretisht Kongresit përpara se të pranohet marrëveshja e fajësisë apo pafajësisë.
Marrëveshjet e pranimit të fajësisë duhet të shqyrtohen nga një gjykatës i caktuar dhe tani kongresmeni është përpjekur të nxjerrë në vëmendjen e të gjithë publikut dhe të FBI-së se Kongresi është duke monitoruar nga afër këtë marrëveshje.
Varet se deri ku do të shkojë hetimi i Kongresit, por është e turpshme për SHBA nëse qeveria Rama ka qenë e përfshirë në këtë korrupsion ashtu siç mendohet të jetë. Sepse Shqipëria është aleat i SHBA dhe do të ishte skandal për të gjitha palët.
Realiteti tregon se nëse Kongresi fillon të bëjë pyetje se ku janë paratë shqiptarë, ç’para merrte McGonigal, si u përfshi McGonigal me qeverinë Rama, si ndodhi kjo, të gjitha këto pyetje duhet t’i bëjë Kongresi që të marrë përgjigje,” deklaroi gazetari amerikan.