Ndërkohë, Berisha tha se Manja është kriminel elektoral.
"Edhe njëherë dua t’i them kriminelit elektoral Manja që sot është në krye të burgjeve: shko dhe zgjidh qelinë. Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale. Prandaj shko më mirë tani, zgjidhe vetë.
Drejtësia vonon, po nuk harron dhe ti do të shkosh aty ku e meriton. Kaq kam, përgjigja ime kjo është! Tani bëji një shkresë SPAK-ut që të arrestojnë Sali Berishën. Mos harro!"