Kryetari demokrat, Sali Berisha, replikoi sot me deputetin socialist, Toni Gogi, i cili e quajti kryepensionisti më i paguar.
“Pastor, meqenëse aludove drejt meje, unë kam këtë përgjigje për ty: Kujtohu pak se riti i temjanit ka të bëjë me përzënien e djallit nga kisha. E shpirtit të keq.
Po të garantoj se sado që të sulmosh Sali Berishën, kryetar grupi parlamentar nuk të bëjnë se nuk kanë besim përfundimtar te ti. Janë ateistë!” tha Berisha.