Shkullaku: Tepria dhe propaganda e Ramës në OKB, më shumë e dëmton Shqipërinë

E Enjte, 21 September 2023 22:56
Gazetari Armand Shullaku, i ftuar në Çim Peka Live, ka folur për megalomaninë e Edi Ramës në vizitën e tij të fundit në OKB.
 

Për Shkullakun, tepria dhe propaganda e qeverisë, më shumë e dëmton se sa e lartëson atë moment për Shqipërinë.

‘Po të shikosh lajmet e mediave pro qeverisë në asnjë vend nuk thuhet Shqipëria por Edi Rama. Edi Rama shkëlqen, Edi Rama bllokon ambasadorin rus, Edi Rama në vëmendjen e mediave të botës, dhe Shqipëria përmendet si pasojë e Ramës, pra është Rama që është Shqipëria në atë pozitë dhe nuk është Shqipëria në atë pozitë që është Rama aty ku është’,  u shpreh Shkullaku.
 
Shkullaku: Propagada është e njëjtë si ajo fashiste, komuniste apo populiste, në thelb i bashkon e njëtja gjë.
 
Tepria dhe propaganda më shumë e dëmton se sa e lartëson atë moment për Shqipërinë. Gjëja tjetër e ngjashme përveç propagandës është unifikimi, njësimi i shtetit me liderin. Pra që e kemi dhe në këtë rast. Po të shikosh lajmet e mediave pro qeverisë në asnjë vend nuk thuhet Shqipëria por Edi Rama. ‘Edi Rama shkëlqen’, ‘Edi Rama bllokon ambasadorin rus’, ‘Edi Rama në vëmendjen e mediave të botës’, dhe Shqipëria përmendet si pasojë e Ramës, pra është Rama që është Shqipëria në atë pozitë dhe nuk është Shqipëria në atë pozitë që është Rama aty ku është.
 

Është e pashmangshme që një moment i tillë të përdoret edhe për politikë të brendshme. Kur teprohet prishet.

Login to post comments