Basir Çollaku: Charles deklarohet fajtor. Agjenti provon fajësinë e Ramës. SPAK të mos fikë dritat

Premte, 22 September 2023 11:18
Charles McGonigal do të deklarohet nesër fajtor edhe për çështjen e Shqipërisë..
 
Kjo do të strehojë pjesërisht pafundësinë e të fshehtave të ngjarjes në mijëra faqe të dosjes. Kjo solli edhe investimin agresiv të Soros, për të vënë të akuzuarin korruptiv, Edi Ramën folës në OKB.
 
E megjithë presionin mbi Departamentin e Drejtësisë për zbutje, atje ka një Kongres, një Senat, ku nuk kalojnë llogjet kur cënohet Siguria Kombëtare.
 
Letra e Jim Jordan kreu i Komitetit Hetimor për dosjen McGonigal-Rama drejtuar FBI thotë se vonesës së pajustifikuar tetë mujore, për vënie në dispozicion të të dhënava, do të sjellë procedim të detyruar ndaj Agjencisë së Inteligjencës. Kongresi do të zbulojë më tepër se sa Rama do të donte të fshihej.
 

Kjo fajësi ka ngjarje.

Ish-drejtori kundërzbulimit pranon akuzat tashmë të bëra publike.

Pranon se janë marrë para nga agjenti shqiptar Agron Neza. Por Jordan në letrën e tij flet për miliona dollarë.

Pranim se ka ndikuar të hapen hetime për Lulzim Bashën, lobimin e PD me porosi nga Edi Rama.

Se ka përfituar privilegje biznesi në Shqipëri nga miku Edi Rama.

Se janë takuar disa herë, drekuar e diskutuar dhe aty ka xhevahire plot të cilat janë të përgjuara dhe nëpër dosje.

Se Deripaska ka fije biznesi të shumta edhe në Shqipëri.

Se ka politikanë, qeveritarë ministra, biznesmenë, prokurorë e gjyqtarë në gjahun e gjobave për tu vënë ose dalë në listën e zezë amerikane. Kjo duke qenë orientues, këshillues e sajues dosjesh mbi të cilat do merreshin vendime nga administrata DASH.

Dhe kjo siç thotë postulati në wall street nuk ka drekë falas.

Charles McGonigal fajtor dhe Edi Rama bashkëfajtor.

Po SPAK?!

Aleksi shfaqet sërish!!!

Por nuk duhet të urdhërojë Prokurorinë Speciale për ngjarjen e Madhe të vendit tonë të vogël.

Mijëra faqe përgjime dhe Edi Rama është aty shumëfish të 14-ës që ne dimë deri sot.

Edi Rama, Gjiknuri, Balla, Veliaj, duhet të jenë të proceduar në Tiranë dhe letërporositë duhej të ishin dërguar me kohë.

Kjo nuk mund të fiket si gruaja e Bilalit, ku në USA keni një të dënuar për fajësinë e KM. “Metamorfoza” franceze, belge, holandeze, do i vërë kapakun kapitujve të tjerë, ku përgjimet nxjerrin Drejtësinë e Re horror..

Lajmi nga SHBA është shqeto.

Charles fajtor!

Rama i bashkëakuzuari sigurisht fajtor.

Por këtë duhet ta çertifikojë SPAK. Detyrimisht.

Gjithnjë nëse e lënë…

Nëse jo, shqiptarët duhet ta detyrojnë demokratikisht...

Modifikuar më Premte, 22 September 2023 11:22
Login to post comments