"Çfarë do të thotë kjo?! - shpjegoi Berisha. - Kjo do të thotë se Edi Rama është fajtor. Se e kanë të ndarë përgjysëm, njëri ka dhënë ryshfet, tjetri ka marrë ryshfet.
Aspekti poshtërues për Shqipërinë është se edhe pse Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza janë nën hetim, Gjiknuri, kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, këta janë të gjithë në hetim dhe në Shqipëri nuk guxohet me hapë një hetim.
A nuk është ky mohim total i shtetit? Në cilin vend të botës ndodhin këto?
Unë u them vetëm kaq, licenca e hequr një kompania mikse, austriake, ruse, do i kushtojë Shqipërisë deri në 300 milionë euro gjobë.
Dhe kujt iu dha? Një kompanie të miërëfilltë të Gazpromit, që thuhet se është Deripaska pas saj.
Pra, për të gjitha këto, prokuroria shqiptare është zero. Nuk guxon të nisë qoftë edhe një hetim.
Dhe kërkesën për këtë e ka refuzuar. Ne përsëri do e dërgojmë.
Ne kërkuam krijimin e komisionit hetimor parlamentar. Ne do e dërgojmë në SPKA çështjen. Por, çdo gjë që ka lidhje me Edi Ramën, bllokohet dhe hidhet poshtë."