Rrjeti që Charles McGonigal kishte ngritur në Shqipëri përfshinte disa agjentë të FBI-së.
Edhe Rossini u përdor për të sulmuar opozitën.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2019, Rossini në pozicionin e ish-agjentit të FBI-së do të jepte një intervistë për Top Channel, ku shprehej se me protestat Sali Berisha, në atë kohë një deputet i thjeshtë, po bënte lojën e Putin.
“Me këto protesta, Berisha po bëhet kukull e Putinit. Sepse, duke bërë atë që bëri, duke inskenuar ato protesta pikërisht në këtë kohë, po luan lojën e Putinit. Prandaj është kukull. Dhe po të mos e dijë ai. Ky është i gjithë kuptimi i postimit tim emocional. Ndalo dhe shiko se ç’do të thotë kjo në largpamësi. Kjo është e rëndësishmja. Shiko ndikimin në largpamësi, pasojat e kësaj. Jo vetëm qëllimin afatshkurtër. Do të ikë Rama e bëhesh kryeministër. Nëse Rama ka diçka që nuk shkon e duhet ndryshim, në rregull. Por nuk është tani koha. Po bëhesh kukull e Putinit. Po luan në favorin e tij duke bërë atë protestë”, deklaronte Rossini për llogari të Edi Ramës dhe lobingjeve të tij.
Më pas, vetë Rossini dhe McGonigal do merrnin licencë për... një kompani të lidhur ngushtë me Gazpromin rus.