Rama kthehet në Tiranë/ Dështon fotoja me Biden dhe takimi me Blinken

Saturday, 23 September 2023 12:27

Por kolegët i kujtuan stafit të Ramës se në dy raste që ka qenë dhe kryeministri shqiptar, edhe presidenti, të dy kanë pasë foton zyrtare me presidentin amerikan.

Edhe kur në OKB ishte edhe Berisha, edhe Moisiu, edhe ne rastin e Topit president e Berishës kryeministër.
 
Pas kësaj, stafi i Ramës bëri të qartë se kryeministri po tenton të udhëtojë për në Uashington për një takim me presidentin Biden, ose së paku me Sekretarin e Shtetit, Blinken.
 
Ishte një pretendim idiot pikërisht kur edhe Biden, edhe Blinken ishin në Nju Jork për samitin e OKB, ku nuk i dhanë as takim e as foto.
 

Madje edhe pse Rama drejtoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në emër të Shqipërisë dhe kishte në tavolinë sekretarin Blinken, ky i fundit u pa duke lënë sallën pa asnjë shtrëngim duarsh me “liderin global” të Ballës, Bazes, Batonit e enturazhit mediatik të Ramës.

Sot arsyet e izolimit të Ramës dhe evitimit të çdo takimi me të kanë edhe arsyen.

McGonigal! Ky i fundit pranoi fajësinë për dosjen shqiptare duke përfshirë këmbë e krye kryeministrin Rama, Agron Nezën e Dorian Duçkën.

Login to post comments