Qëndrimi skandaloz i Ramës për vrasjen e policit: Nuk dënon Serbinë, flet si ndërkombëtar

Diel, 24 September 2023 14:24

Edi Rama ka folur si me qenë ndërkombëtar dhe jo kryeministër i Shqipërisë, pas vrasjes së policit të Kosovës në sulmin e ndodhur gjatë natës rreth orës 02:45 minuta.

Duke mos përmendur në asnjë rresht të tij Serbinë dhe ekstremistët serbë, Rama shkruan se konflikti po vazhdon.

 
Reagimi i Edi Rama:
 
Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetërore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë.
 
Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme  me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin.
Login to post comments