Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu shprehet se krimi serb nuk di të ndalet.
Sipas Balliut, ka qindra vjet, nga Millosheviçi te Vuçiçi, që Serbia vjedh tokat e huaja, falsifikon historinë dhe vret shqiptarët dhe kjo sipas tij duhet ndëshkuar.
Reagimi i Balliut:
KRIMI SERB NUK DO NDALET
Deshmori i sotem eshte djali i nje nene kosovare.
Banda eshte ne Beograd.
Vrasesit jane ne manastir.
Per te gjitha mendjet e ditura dhe ndergjegjet e ndershme dhe te pastra kombetare dhe nderkombetare nuk ka pasur dhe nuk ka iluzione se cfare eshte ne te vertete shteti Serb.
Ajo nuk ka fuqi reale per perplasje, por ajo funksionon si bije po aq kriminale e Rusise pansllaviste e terroriste.
Te gjithe ilizionistet nuk jane njesoj, ka prej tyre qe jane politikane naiv dhe paaftesi leadership-i.
Ka prej tyre njerez te shkolluar keq, ne histori dhe ideologji politike.
Ka prej tyre qe jane ne sherbim te ndonje shteti qe e do Rusine te forte ne Evrope dhe rrjedhimisht i sherben Serbise.
Ka prej tyre qe jane mirfilli ne kanale te thella te fshehta Ruso-Serbe.
Ka prej tyre qe i bejne fresk ketij formati duke menduar se kryesore ne Kosove eshte lufta per te qene ne qeveri.
Te gjitha keto duhet te ndalen dhe te demaskohen me detaje, me emra dhe Kosova dhe e gjithe bota Shqiptare te kete vetem nje qellim triumfin e shtetit te Kosoves.
E cila ka perpara nje altar si djali i nenes kosovare dhe vetem per ta ka vend e per askend tjeter te shfaqet dhe te besohet.
Krimi Serb nuk rresht dhe lufta jone nuk duhet te rresht.
Eshte koha e nevojes per shqiponja e jo pasagjer dietash neper avione.
Eshte casti te mendosh sic mendoi Amerika ndaj Milloshevicit.