Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë 2022-shit sasia totale e mbetjeve urbane të gjeruara ishte 820 mijë e 322 tonë nga të cilat u dogjën për të prodhuar energji më pak se 36 mijë tonë.
Ndonëse në rënie në raport me vitet paraardhëse, gjithsesi pjesa më e madh e mbetjeve të gjeneruara gjatë 2022-shit, mbi 628 mijë tonë u depozituan në rreth 200 landfillet e vendit.
‘Këto landfille sipas vlerësimeve të vitit 2019 do duhej të ishin mbyllur tashmë, por për shkak të mosfunksionimit të incineratorëve, vijojnë të jenë aktive.’
Në raport me popullatën rezidente, të dhënat e INSTAT tregojnë se vitin e shkuar rezulton të jenë menaxhuar 295 kilogramë mbetje urbane për frymë nga 311 kilogramë gjatë 2021-shit.