Para pak ditësh u raportua se kongresmeni Jim Jordan nga Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve po heton dosjen shqiptare të Charles McGonigal.
Madje, gazeta thekson se një ‘dëshmitar i munguar’ i kësaj afere, Gal Luft është gati të ofrojë informacione për spiunin e Hunter Biden në FBI.
Nga arratia, Luft i ka shkruar një letër të hapur tre kongresmenëve republikanë, James Comer, Jim Jordan dhe Jason Smith, të cilët kryesojnë tre komisionet hetimore për shkarkimin e Joe Biden.
Gazeta shkruan se kongresmenët republikanë janë gati ta marrin në pyetje Luft. Kjo edhe për shkak se koha është shumë e përshtatshme sepse tani Kongresi po heton pikërisht lidhjet kineze të Biden.
Po ku lidhet kjo çështje me Edi Ramën?
Lidhja vjen për shkak se bëhet fjalë për të njëjtën kompani kineze ku ishte i punësuar edhe Dorian Duçka, këshilltari hije i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Madje Duçka përmendet edhe në dosjen shqiptare të Charles McGonigal si i punësuar në kompaninë kineze dhe si organizator i takimeve të Charles McGonigal me Edi Ramën.
Kujtojmë se kompania CEFC është e njëjta që ka sponsorizuar një ekspozitë të kryeministrit Edi Rama në Hong Kong.
Po ashtu, këshilltari i Ramës, Dorian Duçka, del në laptopin famëkeq të Hunter Biden. Ky i fundit angazhohet se do e paguajë nga pjesa e tij Duçkën për punën e mirë që ka bërë.