“Kosova ka përjetuar këto ditë një tension të jashtëzakonshëm për shkak të sulmeve të orkestruara dhe kriminale ndaj Policisë dhe sigurisë publike të saj, - tha Ilir Meta. - Është tashmë shumë e qartë që kjo veprimtari kriminale ka si qëllim të vetëm, destabilizimin e situatës dhe krijimin e një tensioni të përhershëm.
Këto akte të dhunshme ishin realisht sulme nga autoriteteve legjitime të Kosovës dhe për të dobësuar sundimin e ligjit në Kosovë.
Njëkohësisht dua të vlerësoj si të papranueshme, deklaratat e Presidentit Vuçiç, i cili publikisht deklaroi edhe pas këtij sulmi, se nuk do ta njohë kurrë, as në mënyrë formale dhe as në mënyrë informale, Kosovën si shtet sovran i pavarur.
Kjo deklaratë e tij e bërë menjëherë pas këtij sulmi kriminal është një provë e qartë e mungesës së plotë të vullnetit për një dialog të sinqertë midis Serbisë dhe Kosovës, dialog, i cili do t’i jepte zgjidhje problemeve të mbetura pezull.
Presidenti i Serbisë për fat të keq është i vendosur në anën e minuesve të këtij dialogu në funksion të qëllimeve të tij politiko-nacionaliste që nuk i shërbejnë aspak paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë si dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë,” nënvizoi Ilir Meta.