Berisha: BE s’mund ta kthejë Serbinë drejt Perëndimit me Vuçiçin! Trinomi i tij, kisha-Putin, Putin-kisha

Tuesday, 26 September 2023 21:34
I ftuar në A Show, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për tensionet në veri të Kosovës dhe planin e ndërkombëtarëve për të kthyer Serbinë drejt Perëndimit.
 

Berisha theksoi se Lajçak dhe Borrell shprehin politikën e kancelarive të mëdha dhe nuk mund të bëjnë politikë personale, por rruga që BE po ndjek për të kthyer Serbinë drejt Perëndimit do të dështojë për aq kohë sa Aleksandër Vuçiç të jetë në drejtim të vendit.

 
Intervista: 
 
Krasta: Ka dhe një problem tjetër në të gjithë këtë ngjarje, ku në këtë ngjarje janë dhe ndërkombëtarët. Shumë pakënaqësi ndaj Lajçak dhe një problematik dembelizmi politik nga Borrell dhe vjen Eskobar dhe ka një gjuhë krejtësisht tjetër. Për ju si duhet ti lexojnë njerëzit në Kosovë ndërkombëtarët?
 
Berisha: Lajçak dhe Borrell shprehin politikën e kancelarive të mëdha, nuk munden ata. Nqs tejkalojnë orientimet ai merr kundërshtinë. Nuk kam iluzion se këta shprehin rezultantetn e politikës së jashtme europiane. Por duke qënë se ata janë direkt të ekspozuar u bie atyre kjo barrë. Nuk e besoj se Borrell dhe Lajçak bëjnë një politikë personale.

Ka një përpjekje të madhe dhe legjitime për ta rikthyer Serbinë drejt Perëndimit por në vlerësimin tim absolutisht do jetë krejtësisht e pasuksesshme. Pse?

Serbinë nuk mund ta kthejë në drejtim të Perëndimit një njeri i cili ka në supet e tij të gjithë trashëgiminë më kriminale të regjimit të Millosheviçit. Serbinë e kthen drejt Perëndimit një njeri i cili nuk e ka një hipotekë të tillë.

Cili është trinomi i tij, kisha Putini, Putini kisha. Ky nuk gënjen, tha i pari doli dhe tha ishte rebelim, ishte kryengritje. Sepse ky e kishte organizuar.

Kur mori peng policët nuk doli dhe të ishte transparent. Sateliti dallon cigaren në gojë të njeriut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...