Berisha duke i falenderuar për misionin faktmbledhës, tha se Shqipëria gjendet në mesin e një krize që ka të bëjë me “marrdhënien speciale” mes krimit dhe votes nën qeverisjen e Edi Ramës, ku metastazat e krimit kane pushtuar cdo nivel te pushtetit. Duke i informuar raporterët për zgjedhjet e fundit, Berisha tha se zgjidhja e kësaj marrdhënieje krim-zgjedhje është një nga pikat ku KiE duhet të japë kontribut.
Thelbi i demokracisë, shtoi ai është mundësia që u jep qytetarëve që cdo katër vjet të mund të ndërrojnë qeverinë. Ky shans u është hequr shqiptarëve sepse qeveria e mban pushtetin me ndihmëne krimit të organizuar.
Tentakulat e kësaj lidhjeje, shtoi ai u panë në miliona faqet e mesazheve të dekrpituara të platformave Encrochat dhe Sky. “Shqipja ishte gjuha e dytë në Europë në databazën e madhe kriminale që zbuluan policitë e vendeve partnere”, tha Berisha.