Berisha: Konferenca për Kosovën që kërkon Rama, mbështetet nga Lavrovi. Ndërkombëtarët janë kundër saj

E Enjte, 28 September 2023 17:37
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për media nga selia e PD. Kreu demokrat ka reaguar pas prononcimeve të kreut të qverisë Rama për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën.

 

Berisha: Së dyti! Edi Rama nxori përsëri nga sirtarët, kërkesën për konferencë ndërkombëtare të paraqitur nga Beogradit dy vite më parë dhe të mbështetur fuqimisht nga Lavrov. Një konferencë ndërkombëtare për Kosovës ka qëllim vetëm të zhbëjë të gjitha ato që janë arritur dhe të shënojë një fillim nga e para për llogari të nacionalizmit serb.

Komuniteti ndërkombëtar ka treguar angazhim maksimal. Vetë kancelari Scholz, presidenti Macron, sekretari Blinken, janë angazhuar direkt. Vetë plani franko-gjerman është dorëzuar. Edi Rama në parashtresën e tij fajëson Kosovën për mos zbatimin e këtij plani, në një kohë kur kryeministri i Kosovës në Ohër ishte i gatshëm ta firmoste, kurse homologu i tij, serbomadhi Vuçiç deklaroi se, unë nuk e firmos kurrë atë.
 
Duke kërkuar konferencë ndërkombëtare, Edi Rama përsëri mendon se refuzimi i Serbisë i çdo opsioni tjetër përveç se, i një republike serbe të tipit të asaj të Bosnjes në Kosovës, do mund të shkohet drejt shpërbërjes së Kosovës dhe ndarjes  së saj mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...