Berisha: Vuçiç kërkon të përgjakë Kosovën. Rama i shpalli plumba të gjitha kritikat ndaj tij

E Enjte, 28 September 2023 17:44
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për media nga selia e PD. Kreu demokrat ka reaguar pas prononcimeve të kreut të qverisë Rama për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën.
 

“Edi Rama sot është një bashkëfajtor, bashkëdelikuent me McGonigalin dhe nuk ka asnjë tagër moral dhe ligjor të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës”, tha Berisha.

Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjet e Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës.
 
Edi Rama sot është një bashkëfajtor, bashkëdelikuent me McGonigalin dhe nuk ka asnjë tagër moral dhe ligjor të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.
 
Edi Rama me ndërhyrjet e tij përpiqet të acarojnë më shumë situatën. Në momentet kur është bërë e qartë për të gjithë botën, se padroni i tij Vuçiç ndërkohë që ulet në negociata në Bruksel, dërgon banda terroriste me uniformë shtetërore dhe armë të ushtrisë për të organizuar ndërhyrje të armatosur në Kosovë.
 

Kërkon me çdo kusht të përgjakë Kosovën, paçka se Edi Rama vetëm pak javë më parë u tha shqiptarëve dhe botës se aty nuk mund të shkrepet kurrë një pushkë.
Edi Rama doli sot para mediave si një diktator ose i sëmurë psikik.

Qëndrimet e analistëve, gazetarëve, ndaj qëndrimeve të Ramës, mos pajtimin, kritikat e tyre të hapta i shpalli plumba. I shpalli kërko ngase përroi i tij psikik shpërtheu apo i shpalli nga mentaliteti i tij atëror është për tu shqyrtuar. Por të shpallësh plumba kundërshtitë e analistëve, politikanëve, gazetarëve, të qëndrimeve të tij fund e krye si argat i Vuçiç është një akt më së paku antidemokratik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...