Dosja McGonigal/ Berisha: Zhvillimet e fundit dramatike kanë tronditur Ramën

Premte, 29 September 2023 13:17
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për shtyp sot në mesditë, të cilën e nisi duke informuar qytetarët për të rejat e fundit lidhur me aferën Rama-McGonigal.
 

"Zhvillimet dramatike në aferën McGonigal, pranimi nga McGonigal i 6 akuzave të lidhura direkt me Edi Ramën dhe ndihmësit e tij, e kanë tronditur dhe çorientuar në shkallë ekstreme këtë të fundit, - th Berisha. -  Edi Rama është bashkëfajtor në të gjithë dosjen shqiptare me McGonigal.

Por, ka dhe një problematike tjetër të madhe se në rast se McGonigal në deklaratën e tij, ka pranuar 6 akuza të një pike të aktpadisë dhe e ka cituar personalisht 11 herë Edi

Ramën, pra e ka lëshuar në rënie të lirë, për t’i dëshmuar gjykatëses se ky është po aq fajtor sa McGonigal, marrëveshja, të cilën ju ia paraqitët publikut, ka dy pika të tmerrshme, në të cilat mediat nuk u ndalën.
 
Njëra prej tyre thotë se gjykatësja nuk ka asnjë detyrim të pranojë këtë marrëveshje dhe të mos urdhërojë hetime të tjera dhe të mos vlerësojë çështje të tjera në gjykimin e McGonigal.
 

Por e vërteta është se e njëjta pikë ekziston për prokurorinë. Prokuroria, megjithëse ka firmosur marrëveshjen, nuk ka asnjë kufizim për të hetuar rreth këtyre pikave që ky ka pranuar, gjer në shkurt të vitit të ardhshëm.

Akuza e vetme e pikës së aktpadisë për Edi Ramën, që nuk reflektohet në deklaratën e McGonigal, është gjobëvënia. Ajo ishte aspekti më i shëmtuar i veprimtarisë si grup kriminal i strukturuar.

Pra, gjobëvënia, lufta kundër opozitës, ndryshimi i licencave janë tre momentet klasike, në të cilat Edi Rama, McGonigal, Agron Neza, Dorian Duçka, Damian Gjiknuri, etj, rreshtohen, grupohen si grup i strukturuar kriminal.

Për të gjitha këto, ne do përpiqemi të paraqesim çdo fakt, dokument para drejtësisë amerikane, por edhe drejtësisë shqiptare."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...