PD: Zv. ministrja e Arsimit merr tenderin prej qindra miliona lekësh për kompaninë e saj private pa garë

Saturday, 30 September 2023 11:50
Partia Demokratike denoncoi një tjetër skandal të partisë në pushtet.
 

Sipas zëdhënëses për Anti-korrpsionin në PD, Genta Vangjeli, zëvendësminsitrja e Arsimit, Albana Tole ka marrë një tender prej qindra milionë lekësh për kompaninë e saj private.

Skandali është akoma më i rëndë, pasi tenderi është marrë pa garë.
 
Partia Demokratike kërkoi që Tole të japë dorëheqjen dhe të kthejë menjëherë paratë.
 
 

DEKLARATA E PLOTË

Në buletinin nr.60, 3 Korrik 2023 Ministria e Mbrojtjes shpall fitues për tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion”, me fond 66.6 milionë lekë bashkimin e operatorëve ku bën pjesë shoqëria “Tirana Due shpk.

Për këtë procedurë bie në sy fakti i paraqitjes së vetëm 1 ofertë, duke krijuar dyshime të arsyeshme se kriteret kualifikuese dhe specifikimet teknike në dokumentet e tenderit hartohen në mënyrë të tillë për të paracaktuar fituesin e shpallur.

Ministria e Mbrojtjes me veprimet e saj krijon kushte për të dyshuar se konkurrenca ngushtohet në mënyrë artificiale në kundërshtim me të paktën nenin 2 dhe 3 të ligjit nr.162/2020 për prokurimin publik, ku parashikohet:

c) nxitja e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik;

ç) nxitja e konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë;

Ministria e Mbrojtjes për këtë procedurë shpalli fitues ofertuesin e vetëm me vlerë 64.3 milion leke ose pothuajse 97% e fondit limit.

Informojmë publikun se në zotërim aktiv të aksioneve të kesaj shoqërie rezulton pronare me 15% zv.Ministrja e Arsimit Albana Tole në këtë detyre prej nëntorit 2021.

A ishte në dijeni të këtij fakti Autoriteti Kontraktor i cili shpalli fituesin për prokurimin e mësipërm?

Nga transaksionet e Thesarit rezulton se gjatë vitit 2022 dhe 2023 Tirana Due shpk ku është pronare aktive edhe zv.ministrja, ka përfituar 555.306.360 milion lekë të vjetra të gjitha nga Ministria e Mbrojtjes (Reparti Ushtarak Nr.4300 Tirane).

Neni 27 pika B dhe C i ligjit Nr .9367 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE thotë:

Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri:

b) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar,

ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme

c) nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj.

Si mundet atëherë të ushtrojë detyrë shtetërore pronarja e shoqërisë tregtare Tirana Due shpk?

Znj. Tole para marrjes së detyrës së zv ministres duhet ose të ishte vetë përjashtuar shoqëria tregtare ose të refuzonte detyrën shtetërore.

Çfarë mund të kërkojë qeveria nga të tjerët sa u takon standardeve, kur zyrtarët e lartë janë të parët që nuk zbatojnë dispozitat ligjore, por përfitojnë sa dhe ku munden nga influenca e funksionit publik që ushtrojnë.

Zv. ministria e Arsimit duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga funksioni publik dhe të kthejë vlerën 555.306.360 milion lekë të vjetra, të përfituara nga shoqëria ku bën pjesë aktive si aksionere.

Formula bëni si themi në, por mos bëni si bëjmë ne, është slogan hajdutësh jo shtetarësh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...