Sulmi terrorist në veri, Ambasadori britanik në Beograd ngre pyetjen: Si arritën të hynin me një arsenal të tillë armësh

Diel, 01 October 2023 09:12
Sulmi terrorist në veri, Ambasadori britanik në Beograd me disa pyetje: Si arritën të hynin me një arsenal të tillë armësh

 

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se ka shumë pyetje pa përgjigje, teksa ka folur për sulmin terrorist në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku, tashmë hero i Ksovës.

Gjatë një interviste për Nova, ai ka shttruar disa pyetje, si kush ishin ata njerëz që sulmuan, si arritën të hynin me një arsenal të tillë armësh e çfarë po planifikonin të bënin.
 
Më tutje, ai ka thënë se në këtë situatë nevojitet vëtëpërmbajtja. Por ka kërkuar që  Serbia t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.
 
”Ky ishte një incident shumë i rëndë dhe shumë pyetje janë ende pa përgjigje, për shembull – kush ishin këta njerëz, si arritën të hynin në një arsenal të tillë armësh dhe çfarë planifikonin të bënin me të. Siç theksoi ministri ynë për çështje evropiane gjatë vizitës së tij në Beograd në fillim të kësaj jave, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia tani të kontribuojë në një hetim të plotë dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë. E kuptoj që emocionet janë të larta nga të gjitha anët, por ajo që na duhet dëshpërimisht tani është përgjegjësia dhe vetëpërmbajtja“, ka thënë ai, të shtunën.
 

Ambasadori britanik beograd, më tutje, ka thënë se nuk ka asnjë justifikim për vrasjen e policit. Por shton se e gjithë kjo ësht ëpër shkak të dështimeve për arritjen e një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë.

”Nuk ka asnjë justifikim për sulmet ndaj policisë që ndodhën të dielën. Në të njëjtën kohë, duhet të pranojmë se kjo nuk ndodhi në vakum, por në kontekstin e tensioneve të shtuara në terren, e gjitha për shkak të dështimeve serike për të arritur përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës“, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express.

Përkundër situatës, Ferguson beson se rruga e vetme përpara për zgjidhjen e problemeve është dialogu nën ndërmjetësimin e Brukselit.

”Dialogu nën ndërmetësimin e BE-së është ende vendi kyç ku duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet ndërmjet dy palëve dhe si të përmirësohet jeta e përditshme e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Kjo ka qenë gjithmonë e rëndësishme. Tensionet e pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës janë, nga të gjitha çështjet, ndoshta pengesa më e madhe për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni. Të gjithë mund t’i shohim pasojat në formën e daljes jashtë vendit të një numri të madh të rinjsh dhe familjesh… Ajo që kanë treguar edhe ngjarjet e fundjavës së kaluar është se kjo nuk është vetëm një çështje e rëndësishme, por edhe urgjente. Për këtë arsye i bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti që t’i kthehen dialogut në frymën e kompromisit dhe në interes të të gjithë njerëzve në këtë rajon dhe më gjerë në Evropë“, ka thënë ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...