Çështja ka alarmuar autoritetet, të cilët u mblodhën sot për të vendosur mbrojtje shtesë për njerëzit e drejtësisë.
Pas këtij komentoi reagoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Ua ua ua ua ua
"Qeni që leh nuk ha"- thotë Taulant Balla.
Kjo është mbrojtja që qeveria i ofron prokurorëve dhe avokatit të kërcënuar me jetë.
Kjo lloj "mbrojtje" tregon se qeveria është në aleancë me "qenin që leh". Ajo e di mirë se cili qen të ha e cili jo. E konfirmon ministri i brendshëm këtë gjë. Ndryshe nuk shpjegohet se përse është kaq e sigurtë qeveria që nuk të "ha qeni"...
Të papërgjegjshëm!
****
Kryeministër,
Hiqi rojet Ministrit të Brendshëm se nuk ta nget asnjë soj qeni! (Ndjesë racës së qenve)
Vëri rojet në shërbim të prokurorëve që u rrezikohet koka!
Mbroni shtetarin, se për këtë punë paguheni, jo për të lehur për qentë të lehin...
Bahh!” shkruan Manjani.