Balliu: Ndjesa e munguar ndaj Kosovës

Hënë, 02 October 2023 16:51

Nga Klevis Balliu:

Ndjesa e munguar ndaj Kosovës

Shume shtete u nxituan të kercenonin dhe te sanksiononin Kosovën jo me larg se 30 ditë më pare per problemet qe krijonte Serbia. Per turpin tone shteti i pare qe e saknsionoi Kosoven ishte Shqiperia me urdher personal të Edi Ramës , duke anulluar mbledhjen e dy qeverive.

Edhe pasi terroristet serbe te mbeshtetur nga qeveria serbe plagosen ushtarët e KFOR , perseri shume shtete perendimore akuzonin Kosoven si provokatore e kesaj situate , nderkohe qe qeveria Kurti po zbatonte ligjin e Republikes se Kosoves dhe Kushtetutes se Kosoves.

Tanime eshte vertetuar qe plani i Serbisë ka qënë rrembimi i territoreve me ane te aksioneve millosheviçiane. Mjafton te kujtojme qe nderkohe qe keto shtete akuzonin dhe sanksiononin Kosovën , terroristet Serbe te qeverise serbe armatosnin manastirin per te filluar sulmet terroriste ne veri te Kosovës.

Me habit fakti qe sot ende nuk shohe sanksione te ketyre shteteve ndaj Serbise , as Rama qe , ishte aq i zellshem te sanksiononte Kosoven , sot per Serbine hesht.

Fillimisht te gjitha keto shtete qe kerkonin sanksionimin e Kosoves per krimet e Serbise , sot duhet ti kerkojne ndjese asaj dhe ti braktisin endrrat e diplomacise naive ku Serbia do ndahet nga Rusia per te perqafuar Lajcaket e Europes.

Serbia eshte Rusia e vogel dhe duhet trajtuar si e tille. sanksionet qe i jane bere Rusise duhet ti behen edhe Serbise.

Login to post comments