Alimehmeti: VKM-ja e Ramës për Universitetin e Mjekësisë u hodh poshtë nga kancelari gjerman! Ja shkeljet

Hënë, 02 October 2023 20:30
Këshilltari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Doktor Ilir Alimehmeti, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meço, ka folur për protestën e studentëve të mjekësisë në ditën e parë të vitit akademik, të cilës iu bashkuan edhe kolegët e tjerë.
 

Duke u kthyer pas në kohë, deklaratës së Edi Ramës që bëri kongresin e parë politik të shëndetësisë për 1/16 e kostos, Alimehmeti theksoi se kryeministri i Shqipërisë e mori përgjigjen nga Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, i cili i tha në konferencë të përbashkët se Evropa do ti qëndrojë besnike vendimit të saj për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe se një gjë e tillë e miratuar nga qeveria shqiptare nuk sheh nga Perëndimi por nga Lindja.

Gjithashtu Alimehmeti tha se drafti i projektligjit  e thotë qartë që për këtë vendim të qeverisë nuk është bërë asnjë konsultim publik siç e parashikon ligji.
 
AlimehmetiQë kur nisi ky diskutim se ka nisur në tetor të 2022 kur në Konferencën e Rektorëve e thotë për herë të parë kryeministri këtë ide dhe më pas elaborohet rrugës. Më 23 nëntor del një VKM nr. 741 për transformimit të i IALV-e në IALPP sepse këtu fle i gjithë lepuri. Kjo është zhurma që do të thotë mundësia e transformimit të institucioneve të arsimit të lartë publike, në institucione të arsimit të lartë që menaxhohen nga fondacione. Pra kalojnë në skema koncesioni cilido universitet publik.
 
Dhe rrugës kjo u transformua në një diskutim jo 1/16 e kostos që e tha kryeministri në kongresin e parë politik të shëndetësisë diku në mars. Shkoi ia tha edhe kancelarit Scholz në konferencë të përbashkët në datë 7 mars 2023 dhe kancelari gjerman ia tha shumë qartë duke i thënë se Evropa është munduar shumë për të patuar të drejtën e lëvizjes së lirë ndër shtetet e saj dhe unë kujtoj me tmerr kur nuk ishte e mundur të lëvizje nga një shtet në tjetrin. Ne jemi të vendosur në rrugën e lëvizjes së lirë të njerëzve tha kancelari Scholz. Ky ishte një mesazh i qartë duke i thënë se ju po po vazhdoni një rrugë që po ju çon me sytë nga lindja dhe jo nga perëndimi se perëndimi po flet.


Dhe më pas u bë ajo me që u quajt procedurë e përshpejtuar kur ka nisur që në qershor korri dhe nuk ishte fare e përshpejtuar. E përshpejtuar kur nisi diku në qershor korrik, kur diskutimi u bë në tetor dhe nuk ishte fare e përshpejtuar, kishte të gjithë kohën e nevojshme për të bërë çdo konsultim publik. Po të shifni draftin e projektligjit thotë nuk ka pasur asnjë konsultim publik kur në fakt është një problemet më kryesore të publikut.

Login to post comments