Të dhënat zyrtare tregojnë se ekziston një raport shumë të veçantë ndërmjet Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) dhe kompanisë private “Alko Impeks General” të themeluar nga ish-deputeti socialist, Sadri Abazi dhe që menaxhohet tashmë nga nipi i tij, Arbër Abazi.
Nga gjashtë procedura të ankimuara pranë shkallës së dytë të tenderave që përfshijnë kompaninë e familjes Abazi përgjatë periudhës 2022-2023, të gjitha kanë shkuar në favor të “Alko Impeks General”.
“Boldnews.al” ka konsultuar vendimet e KPP-së në dy vitet e fundit, nga ku rezulton se në katër raste janë pranuar ankimet e shoqërisë së krijuar nga Sadri Abazi dhe në dy të tjera janë refuzuar ankimet e kompanive të tjera kundër “Alko Impeks General”.
Pra, qartësisht duket se për periudhën 2022-2023, shoqëria e familjes Abazi ka marrë një rezultat 100 përqind pozitiv në Komisionin e Prokurimeve Publike.